Këtu do të gjeni përgjigje për disa pyetje të bëra më shpesh që na bëjnë pacientët tanë.

Kam ndërmend të vij nesër për analiza. Në cilën orë duhet të ha një ditë më parë?

Ngrënia e fundit e ushqimit ndikon në shumë përbërës të gjakut. Për këtë arsye duhet të jetë esëll/ pa ngrënë për 10 - 12 orë dhe vakti i fundit nuk duhet të jetë veçanërisht i pasur në yndyrëra. Por mund të pini 1-2 gota ujë para të merret kampion gjaku.

më shumë
A mund të vij për analiza pasdite?

Varet nga analizat që dëshironi të bëni. P.sh. Testimi për antitrupa ndaj antigjeneve virale mund të bëhet edhe pasdite, por testimi për kolesterol, hormone, etj. bëhet më mirë në mëngjes. Mos hezitoni të na kontaktoni për sqarime të mëtejshme. 

më shumë
Po marr medikamente (Pi ilaçe). A duhet të marr medikamentet (të pi ilaçet) e mia dhe pastaj të vij për analiza?

Si rregull, marrja e medikamenteve (pirja e ilaçeve) shtyhet deri pas marrjes së gjakut. Nëse nuk jeni të sigurt nëse duhet të merrni medikamentet (të pini ilaçet) tuaja ose jo, ju lutemi të na kontaktoni. 

më shumë
1 2 3
menu