Vaksinat COVID-19: Përgjigje të drejta për pyetjet e zakonshme

Nëse keni frike dhe pyetje nëse doni te beni një vaksinë COVID-19 ose jo, nuk jeni vetëm. Ka shumë arsye që mund të ndikojnë në faktin pse disa njerëz janë më pak të prirur të marrin vendim rreth  vaksinimin e tyre, duke përfshirë pyetjet e vazhdueshme në lidhje me sigurinë, efektet anësore dhe sa mirë vaksinat funksionojnë kundër varianteve të reja të virusit. Ne i kërkuam ekspertëve përgjigje të qarta për pyetjet më të zakonshme që njerëzit kanë në lidhje me sigurinë dhe efektivitetin e vaksinave COVID-19.

A mund të marr COVID-19 nga vaksina?

Nuk eshte absolutisht e vertetuar, eshte krejtësisht e pamundur që vaksina t’i japë dikujt COVID. Nuk ka asnjë mekanizëm me të cilin mund të ndodhë kjo.Arsyeja është sepse vaksina nuk përmban të gjithë virusin, kështu që nuk mund të shkaktojë infeksion.Në vend të kësaj, vaksina ndihmon sistemin imunitar të trupit të zhvillojë mjetet për të luftuar infeksionet e ardhshme.

A mund të shkaktojë vaksina infertilitet?

Nuk ka asnjë dëshmi për të mbështetur ndonjë pretendim se vaksina mund të ndikojë në pjellorinë dhe se kjo nuk është diçka për të cilën njerëzit duhet të shqetësohen.Ekziston një informacion mbi baza te forta, i qartë, se asnjë nga vaksinat e disponueshme në treg nuk ka ndonjë ndikim në pjellori.

A duhet ta marr vaksinën nëse  kam kaluar COVID-19?

Çdokush që ka kaluar COVID-19 mund të vaksinohet akoma sepse aktualisht nuk e dimë saktësisht se sa kohë zgjat imuniteti i trupit pas shërimit nga një infeksion.Hulumtimi më i fundit sugjeron se imuniteti kunder COVI19 mund të zgjasë 8 muaj ose më gjatë, por ekspertët thonë se nevojiten më shumë kërkime.Njerëzit duhet të vaksinohen në mënyrë që të gjithë të jemi më te sigurt, me të mbrojtur për një periudhë më të gjatë kohore

Po në lidhje me variantet e Coronavirusit?

Variantet e coronavirusit paraqesin një kërcënim serioz. Arritja e “imunitetit të tufës” është mënyra e vetme për të marrë nën kontroll pandeminë."Imuniteti i tufës" është një term shkencor. Do të thotë që mjaft njerëz në popullatë kanë imunitet ndaj një sëmundjeje për të parandaluar përhapjen e saj.Pra, ky është momenti më kritik në gjithë këtë pandemi.Ne jemi në një garë të plotë deri në vijën e finishit për të parë nëse mund të vaksinojmë mjaft njerëz për të krijuar imunitetin e tufës para se variantet të marrin përsipër, ose të shfaqen variante të reja që do të jenë rezistente ndaj vaksinave që ne aktualisht kemi.

Po në lidhje me efektet anësore?

Ne në përgjithësi nuk e përdorim termin "efekte anësore" sepse na duket sikur kjo eshte diçka jonormale."Ajo që shumica e njerëzve i referohen [kur thonë se po përjetojnë] efekte anësore është [në fakt] vaksina duke bërë atë që synohet të bëjë, e cila është të forcojë sistemin imunitar.Ndërsa njerëzit mund të ndihen paksa ne diskomfort për një periudhë të shkurtër kohore me simptoma të ngjashme me gripin dhe ftohjen, këto janë thjesht shenja të sistemit imunitar që i përgjigjet vaksinës dhe krijon imunitet për të luftuar virusin!

menu